Në Tiranë u zhvillua Kampionati Ndërkombëtar i Arteve Marciale Mikse, ku morën pjesë mbi 80 sportistë nga 12 klube të Shqipërisë dhe Kosovës. Klubi Vllaznia MMA shkëlqeu në këtë kampionat, duke mbetur i pamposhtur në përballjet kryesore.
Hysen Kermeshtna, luftëtar i kategorisë -64.2 kg, spikati si një nga më të mirët, duke u kurorëzuar kampion dhe duke treguar një nivel të lartë profesionalizmi. 19-vjeçari Kermeshtna u shpall kampion pas dy fitoreve të fuqishme: të parën me KO dhe të dytën me dorëzimin e kundërshtarit!
Në përfundim të aktivitetit, ekipi i Vllaznisë zuri vendin e tretë.
Bertan Çeliku u shpall kampion në moshën 12 vjeç, në peshën +50 kg.
Aldin Draga zuri vendin e dytë në moshën 12 vjeç, në peshën +50 kg.
Aron Donzha, 14 vjeç, në kategorinë +60 kg, nuk arriti të ndeshej për shkak të mungesës së kundërshtarit.
Gjon Mjeda, 15 vjeç, në kategorinë +77 kg Junior, pati ndeshje pa rezultat.
Amber Mustafa, 16 vjeç, në kategorinë -66 kg Junior, zuri vendin e dytë.
MMA është një sport luftarak që kombinon teknika nga disiplina të ndryshme, si boksi, xhudo, karate dhe ërestling. Ky sport po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e te rinjve për t’u aktivizuar në këtë disiplinë të re për sportin shqiptar.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.