Categories: LajmeSport

Kampionati i notit për fëmijë, Vllaznia fiton tre vende të para, risi 6 vjeçari Rupa në garë

Tre vende të para kanë merituar notarët shkodranë në garat e Kampionatit Kombëtar të fëmijëve të organizuara në Tiranë nga Federata Shqiptare e Notit. Në këtë aktivitet morën pjesë 8 ekipe nga Shqipëria, ku ekipi Shkodra Not i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka, përfaqësues zyrtar i Vllaznisë, konkuroi me këto sportistë: Viki Tafrruku, Adriel Marku, Albi Bilali, Alkeo Isufi, Dean Vajushi, Matia Jubani, Era Gogaj, Kolë Rupa. Figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë e ka bërë si zakonisht notarja e talentuar Viki Tafrruku, e cila arriti të fitojë dy vende të para, në garën 50 metër stil shpinë, dhe në 100 metra stil shpinë. Tafrruku konkuroi edhe në dy gara të tjera duke qënë ndër sportistet e vetme që konkuroi në katër disiplina. Në 50 metra stil i lirë dhe në 200 metra stil shpinë u rendit në vendin e dytë. Me këto rezultate Viki Tafrruku arriti të shpallej në fund të aktivitetit si sportistja e tretë më e mirë e kampionatit. Një figurë shumë të mirë sportive në këtë kampionat ka bërë edhe notari Adriel Marku, konkurues në dy gara, atë  katërnotim ku u shpall fitues i vendit të parë, si dhe në garën tjetër, 50 metër stil bretkose ku u rendit në vendin e tretë. Një vend nderi meritoi Vllaznia edhe në stafeten e 50 metrave stil i lirë për meshkuj me përfaqësues notarët: Albi Bilali, Matias Jubani, Alkeo Isufi dhe Dean Vajushi duke u renditur në vendin e tretë. Risia e këtij kampionati ishte edhe konkurimi i notarit 6 vjeçar nga Shkodra, Kolë Rupa, i cili ishte edhe  sportisti më i vogël i kampionatit. I stërvitur nga trajneri Kolë Shiroka, Rupa ka spikatur për mënyrën profesionale të notimit duke dhënë sinjalet e një kampioni të padiskutueshëm në garat e ardhshme, ku me të drejtë organizatorët e kanë nderuar me diplomën e sportistit të perspektivës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

9 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.