Kampionati Kombëtar basket femra, Vllaznia shpartallon Barletin, e mund me 61 pikë diferencë

Ndeshja e javës së 17-të të Kampionait Kombëtar të basketbollit për femra, Vllaznia-Barleti, kishte vetëm një protagonist në fushën e lojës. Ajo ishte  skuadra kuqeblu, e cila e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj regjistroi një fitore shumë të thellë në shifra. Duke fituar të katër periodat, 33 me 10 të parën, 28 me 12 të dytën, 28 me 15 të tretën dhe 21 me 12 të katërtën, Vllaznia fiksoi në përfundim të krejt ndeshjes rezultatin e thellë 110 me 49. Shifrat flasin vetë, ku 61 pikët diference, natyrisht që e kënaqin trajnerin Gjeçaj, por më së shumti për  të vlejnë edhe vajzat e reja, të cilave në këtë ndeshje i dha shumë minuta në fushën e lojës.

Në vijim, tekniku Gjeçaj flet edhe për pozitën komode që skuadra e tij ka në tabelën e klasifikimit duke qënë pjesë e fazës Play Off.

Ballafaqimi i ardhshëm, ai i javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit femra për skuadrën kuqeblu do të jetë përsëri në shtëpi përballë Teutës së Durrësit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.