Categories: LajmeSport

Kampionati Kombëtar basket femra, Vllaznia shpartallon Barletin, e mund me 61 pikë diferencë

Ndeshja e javës së 17-të të Kampionait Kombëtar të basketbollit për femra, Vllaznia-Barleti, kishte vetëm një protagonist në fushën e lojës. Ajo ishte  skuadra kuqeblu, e cila e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj regjistroi një fitore shumë të thellë në shifra. Duke fituar të katër periodat, 33 me 10 të parën, 28 me 12 të dytën, 28 me 15 të tretën dhe 21 me 12 të katërtën, Vllaznia fiksoi në përfundim të krejt ndeshjes rezultatin e thellë 110 me 49. Shifrat flasin vetë, ku 61 pikët diference, natyrisht që e kënaqin trajnerin Gjeçaj, por më së shumti për  të vlejnë edhe vajzat e reja, të cilave në këtë ndeshje i dha shumë minuta në fushën e lojës.

Në vijim, tekniku Gjeçaj flet edhe për pozitën komode që skuadra e tij ka në tabelën e klasifikimit duke qënë pjesë e fazës Play Off.

Ballafaqimi i ardhshëm, ai i javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit femra për skuadrën kuqeblu do të jetë përsëri në shtëpi përballë Teutës së Durrësit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj takim me Lordin Stuart Peach: Integrimi euroatlantik me rëndësi përballë ndikimit të aktorëve të tretë

 Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm…

13 mins ago

Java sportive e Ballkanit Perëndimor – Nis në Shkodër aktiviteti sportiv  tre ditor

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur aktivitetin sportiv tre ditor në kuadër të Javës…

13 mins ago

Petulla të fshira me spinaq dhe gjizë – Receta e re plot shije

Përbërësit për petullat e fshira 1 gotë me ujë 1 gotë me qumësht 4 vezë…

22 mins ago

Spektakël në BayArena, Boniface nderon Leverkusenin

Spektakël në BayArena në Leverkusen këtë pasdite me ekipin vendas përballë një Wolfsburgu të vendosur,…

29 mins ago

Australia zyrtarizon trajnerin e ri

Federata e Futbollit e Australisë ka zyrtarizuar trajnerin të ri të skuadrës kombëtare pas dorëheqjes…

42 mins ago

Rejan Alivoda i thotë lamtumirë Vllaznisë

Tashmë është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te…

47 mins ago

This website uses cookies.