Kampionati kombëtar futsal / 10 gola në Vllaznia- Partizani për vetëm një pikë për secilën
Dhjetë gola ka prodhuar ndeshja e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, pesë në portën e Partizanit dhe pesë në atë të Vllaznisë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet në barazim, 5 me 5. Për Vllazninë, sfida e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku siç e shprehu në pragndeshje edhe kapiteni kuqeblu, Senad Lekaj, objektivi ishte vetm fitorja. Me golat e shënuar nga Alsid Tafili, dy të tjerë nga Ari Djepaxhia, dhe nga një me autor Saimir Hysenajn dhe Senad Lekajn, Vllaznia ishte vazhdimisht në avantazh, por në të gjitha rastet, barazohej nga Partizani. Fatale për Vllazninë ishte pësimi i golit të pestë në sekondat e fundit të ndeshjes duke mos zyrtarizuar barazpeshën, 5 me 5.
Edhe pse humbja e dy pikëve në këtë ndeshje duket se e nxjerr Vllazninë nga objektivi për titull, trajneri Celufaj, beson se mundësitë janë përsëri për një synim të tillë.
Nga ana tjetër, trajneri i Partizani Irtan Seiko, mendon se barazimi ishte rezultati më i drejtë në këtë ndeshje.
Ndeshja e radhës për Vllazninë, ajo e pesta e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, do të luhet përsëri në Shkodër, këtë radhës ndaj Tiranës kryesuese.