Kampionati kombëtar futsal, Vllaznia mund thellë Partizanin duke siguruar vendin e dytë
![Futsall](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/03/Futsall.jpg?fit=1024%2C451&ssl=1)
Vllaznia e futsallës vijon serinë e fitoreve, ku e fundit ishte ajo e realizuar mbrëmjen e së dieles duke mundur thellësisht Partizanin 15-9. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 7 me 5 për Vllazninë, ndërkohë që në pjesën e dytë kuqeblutë kanë shënuar edhe 8 gola të tjera. Autor të golave për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi në këtë ndeshje ishin: Gjoklaj 5, Hyseni 3, Tafili, Lekaj, Gjergji nga 2, si dhe Dani 1.
Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e futsallës luan përsëri në Shkodër duke pritur ekipin kryesues, Tirana.