Kampionati Kombëtar futsal, Vllaznia-Tirana, 8-9, Xhaferi dhe Barbullushi, optimist për të ardhmen
![futsal](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/03/futsal.jpg?fit=1024%2C445&ssl=1)
Vllaznia e futsalës ka luajtur ndeshjen e fundit të Kampionatit Kombëtar duke pritur në shtëpi ekipin kampion dhe kryesues të kampionatit, Tiranën. E gjithë ndeshja ka përfundur me rezultatin e ngushtë, 8 me 9 në favor të Tiranës. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Arben Xhaferi dhe presidenti i futsallës kuqeblu Fisnik Barbullushi, analizojnë humbjen, ndërkohë që shprehen optimistë për të ardhmen.
Javën e ardhshme, Vllaznia e futsallës luan në transfertë me Flamurtarin, ndeshje kjo e fundit për kampionatin e futsallës.