Kampionati Kombëtar Futsal/ Xhaferi: Fitorja me Partizanin, Vllaznia lufton për Europë
Partizani 6 dhe Vllaznia 7. Ky është rezultati i javës së shtatë të kampionatit për futsallën shqiptare. Një fitore kjo me mjaft vlerë dhe shumë emocionuese, për të cilën flet trajneri kuqeblu, Arben Xhaferi.Një fitore kjo që rikthen në vemendje gjysëmfinalen e Kupës Partizani-Vllaznia e mbyllur 9 me 8 për të kuqtë.E veçanta e Arben Xhaferit është se pas largimit të trajnerit Bujar Celufaj, ai mban dy poste te futsalla shkodrane, atë të drejtorit sportiv dhe të trajnerit.Fitorja ndaj Partizanit e rifut Vllazninë në garë për zonën Europiane.Pas javës së shtatë, Vllaznia e futsallës renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.