Kampionati Kombëtar i Basket Femra/ Vllaznia shpartallon Elbasanin, fiton me 53 pikë diference

Vllaznia në basketboll për femra vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive. Edhe pse që prej dy javësh e ka siguruar objekvin e kualifikimit në fazën finale Play Off, basketbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj nuk tolerojnë në fushën e lojës. Madje, në ndeshjen e fundit kanë shënuar shifra rekord duke mundur Elbasanin me rezultatin e thellë 80 me 27.Vllaznia e basketbollit femra është e vetmja në kampionatin shqiptar e cila luan me basketbolliste shkodrane. Madje, në këtë ndeshje, Gjeçajn e kanë ngrohur sidomos vajzat e reja 18 vjeçare, si Murçaj dhe Musaja, për të cilat thotë se meritojnë të luajnë titullare.Javën e ardhshme, nis faza e tretë e Kampionatit Kombëtar të basketbollit femra, dhe nga Vllaznia e femrave priten surpriza të tjera pozitive.