Kampionati Kombëtar i boksit – Trajneri i Vllaznisë, Gjoni: Ekipi është OK, fitojmë titullin e 26- të kampion
Pasditen e kësaj të premte, nis në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur, aktivitet ky në të cilin marrin pjesë ekipet më të mira të Shqipërisë.
Vllaznia, e cila deri më tani ka koleksionuar plot 25 tituj kampionë, ka në objektiv fitimin e titullit të radhës, çka përbën një rekord në historinë e boksit shqiptar.
Për t’u theksuar është se gjatë ditëve të fundit, stafit të trajnerëve i është shtuar edhe ish- boksieri kampion, Artur Gavoçeja.
Kampionati Kombëtar i Boksit nisë pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, vijon pasditen e së shtunës me ditën e dytë dhe paraditën e së dielës janë finalet ku shpallen kampionët individual dhe ekipor.