Kampionati Kombëtar i boksit U18, dy humbje dhe katër fitore për kuqeblutë në ditën e parë
Dy humbje dhe katër fitore, është bilanci i ekipit të Vllaznisë në për kuqeblutë në ditën e parë të Kampionatit Kombëtar të Boksit që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ballafaqimi i parë për ekipin kuqeblu në ditën e parë ka qënë ai i peshës 60 kg, ku boksieri i Vllaznisë, Shehu është mundur me rezultatin 3 me 0 nga fieraku Myrto. Por, nuk ka vonuar dhe entuzismin tifozërisë shkodrane ia ka rikthyer boksieri kuqeblu Prela, i cili duke konkuruar në peshën 63 kg, ka sfiduar kundërshtarin e tij të Partizaniut Lala duke e mundur me rezultatin 3 me 0. Megjithatë, në ndeshjen tgjetër pasardhëse, boksiri tjetër shkodran Doniku nuk ia del të triumfojë në ring duke u mundur nga Alla i Tomorrit me rezultain 3 me 0 duke i shkaktuar kështu Vllaznisë humbjen e dytë të ditës së parë. Këtu kanë përfunduar humbjet për Vllazninë, sepse më pas do të vijnë tre fitore radhazi për ngjyrat kuqeblu, të cilat e përmirësojnë bilancin e kësaj dite të parë, me dy humbje dhe katër fitore. Kështu, me fitore i mbyllin ndeshjet e tyre, boksierët Toshani në peshën 71 kg, Gurra në peshën 86 kg dhe Gjetja në plus 92 kg.duke sfiduar respektivisht kundërshtarët e tyre, Kukeli, Metaj dhe Çulaj, respektivisht përfaqësues të Tiranës, Apolonisë dhe Flamurtarit. Me këto katër fitore, duke i shtuar edhe ato të ditës së dytë dhe të tretë, Vllaznia synon fitimin e titullit kampion si ekip.