Categories: LajmeSport

Kampionati Kombëtar i boksit U18, dy humbje dhe katër fitore për kuqeblutë në ditën e parë

Dy humbje dhe katër fitore, është bilanci i ekipit të Vllaznisë në  për kuqeblutë në ditën e parë të Kampionatit Kombëtar të Boksit që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ballafaqimi i parë për ekipin kuqeblu në ditën e parë ka qënë ai i peshës 60 kg, ku boksieri i Vllaznisë, Shehu është mundur me rezultatin 3 me 0 nga fieraku Myrto.  Por, nuk ka vonuar dhe entuzismin tifozërisë shkodrane ia ka rikthyer boksieri kuqeblu Prela, i cili duke konkuruar në peshën 63 kg, ka sfiduar kundërshtarin e tij të Partizaniut Lala duke e mundur me rezultatin 3 me 0. Megjithatë, në ndeshjen tgjetër pasardhëse, boksiri tjetër shkodran Doniku nuk ia del të triumfojë në ring duke u mundur nga Alla i Tomorrit me rezultain 3 me 0 duke i shkaktuar kështu Vllaznisë humbjen e dytë të ditës së parë. Këtu kanë përfunduar humbjet për Vllazninë, sepse më pas do të vijnë tre fitore radhazi për ngjyrat kuqeblu, të cilat e përmirësojnë bilancin e kësaj dite të parë, me dy humbje dhe katër fitore. Kështu, me fitore i mbyllin ndeshjet e tyre, boksierët Toshani në peshën 71 kg, Gurra në peshën 86 kg dhe Gjetja në plus 92 kg.duke sfiduar respektivisht kundërshtarët e tyre, Kukeli, Metaj dhe Çulaj, respektivisht përfaqësues të Tiranës, Apolonisë dhe Flamurtarit. Me këto katër fitore, duke i shtuar edhe ato të ditës së dytë dhe të tretë, Vllaznia synon fitimin e titullit kampion si ekip.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

13 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

13 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

13 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

13 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

13 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

13 hours ago

This website uses cookies.