Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull
Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Krahas Vllaznisë vendase, e cila vitin e kaluar koleksionoi titullin e 25-të, në garë janë edhe Tirana, Teuta, Flamurtari dhe Studenti. Vllaznia, si pretendentja kryesore vjen në këtë kampionat me president të ri. Ai është ish kampioni kuqeblu, Mondi Ndou, i cili prej disa vitesh jeton jashtë vendit.Kampionati Kombëtar i boksit mbyllet ditën e dielë pas zhvillimit të ndeshjeve finale ku përcaktohen kampionët individual dhe ato ekipor.