panterat
Kampionati Kombëtar i futbollit 9×9 “Sunday League” FSHF, ka lënë pas ndeshjet e javës së pestë. Ekipi shkodran, Panthers Shkodra i drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani, ishte mysafir në kryeqytet ku u ndesh me ekipin vendas, Vila L MFC.
Në barazim, 1 me 1 është mbyllur kjo ndeshje, ku golin për skuadrën shkodrane, Panthers Shkodra e ka shënuar Asar Bashi. Referuar kronikës së lojës, Panthers Shkodra e ka dominuar tërësisht ndeshjen, ku përpos golit të shënuar nga Bashi ka pasur edhe shumë raste të tjera shënimi. Një nga titullarët e skuadrës shkodrane, Panthers Shkodra, Aleksandër Kometa, flet për ecurinë e skuadrës në këto pesë javë kampionat dhe objektivat e skuadrës për këtë sezon sportiv.
Ndeshja e javës së ardhshme për skuadrën Panthers Shkodra do të luhet sëshimi në kryeqytet në kuadrin e javës së gjashtë të kampionatit të futbollit 9×9 “Sunday League” FSHF.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.