Kampionati Kombëtar i Futsal/Vllaznia-Flamurtari, takohen në “Qazim Dervishi” për ndeshjen e parë të 2024
Ndeshja e parë e vitit 2024 për ekipin e futsallës Vllaznia do të jetë këtë të shtunë të datës 13 Janar, kur në orën 18:00, do të përballet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës me ekipin e flamurtarit të Vlorës. Në prag të kësaj ndeshje, ka qënë drejtori teknik i Vllaznia Futsall, Arben Xhaferi që ka folur për atmosferën në kampin kuqeblu.Realisht, nisja e kampionatit nuk ka qënë e mirë për skuadrën kuqeblu, por pjesa e dytë e kampionatit pritet të jetë më pozitive.E veçantë e futsallës kuqeblu është se krahas elementit të ri, në skuadrën e drfejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, është afruar edhe ish futbollisti i Vllaznisë, Alsid Tafili.Ndeshjet e Vllaznisë në futsall janë ndjekur me interes nga tifozëria shkodrane, ndaj edhe në këtë ndeshje, drejtori Xhaferi shpreson se fansat kuqeblu nuk do të mungojnë në mbështetje të skuadrës.