Kampionati Kombëtar i futsall-ës / Kapiteni i Vllaznisë, Senad Lekaj: E mundim Partizanin
Kampionati Kombëtar i futsallës luan këtë fundjavë ndeshjet e xhiros së katërt, mes të cilave është edhe ajo Vllaznia-Partizani, e cila konsiderohet edhe si ballafaqimi kryesor për këtë javë. Për t’u theksuar është se në fazën e parë, të kuqtë e patën mundur Vllazninë me rezultat të thellë. Por, për kapitenin kuqeblu, Senad Lekaj, këtë radhë është ndryshe, sepse Vllaznia është më e kompletuar duke garantuar fitoren e këtij dueli.
Forma e mirë sportive që po paraqet kapiteni kuqeblu ka bërë që ai të thirret në ekipin kombëtar për ndeshjet ndaj Malit të Zi.
Ndeshja, Vllaznia-Partizani, e vlefshmë për javën e katërt të kampionatit të Futsallës, luhet ditën e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 16:00 dhe pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh shkodranë.