Kampionati Kombëtar i kategorisë së dytë, fitojnë Besëlidhja, Veleçiku dhe Tërbuni. Lezhjanët kryesues

Java e 17-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, Grupi A ka përballur Murlanin me Veleçikun. Derbi verior, i luajtur në fushën sportive të Barbullushit është dominuar nga Veleçiku me rezultatin 0 me 3.  Për koplikasit kanë shënuar Kacokaj, Stafa, Shekaj, përkatësisht në minutat 6, 36 dhe 42-të. Edhe pse ka luajtur brenda, Besëlidhja, ka vuajtur shumë për të mundur Sopotin me rezultatin 1 me 0. Për lezhjanët, golin e fitores e ka shënuar Gjikolaj në minutën e 77-të, duke bërë që Besëlidhja të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e javës së 17-të edhe Tërbuni, i cili duke luajtur në transfertë mundi Naftëtarin me rezultatin e pastër, 0 me 2. Për pukjanët, golat u shënuan nga Gjini dhe Tabaku përkatësisht në minutat 12-të dhe në të 78-të. Realisht, Tërbuni nuk po kalon një moment të mirë pasi ndryshe nga sa parashikohej për momentin nuk është favorit për kalimin në kategorinë e parë. Lënia e shumë pikëve për pukjanët, si brenda në “Ismail Xhemali”, si dhe jashtë në ndeshjet e transfertës, kanë bërë që Tërbuni të mos jetë lidër i grupit A. Gjë të cilën e kanë marrë përsipër Besëlidhja dhe Valbona që pas javës së 17-të kryesojnë me 43 dhe 40 pikë. Poshtë tyre në vendin e tretë është Iliria me 37 pikë dhe në vend të katërt është Tërbuni me 25 pikë. Vetëm një pikë më pas është Sopoti i Librazhdit, ndërkohë që në vendin e gjashtë është Veleçiku. Java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë luhet me 30 mars ku spikasin përballjet Veleçiku-Besëlidhja dhe derbi i qarkut Shkodër, Tërbuni-Murlani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.