Kampionati Kombëtar i kategorisë së dytë/ Të shtunën, java e parë, spikat derbi verior, Shënkolli-Veleçiku
Futbollit shqiptar, këtë fundjavë i shtohet edhe një kampionat tjetër. Bëhet fjalë për kategorinë e dytë, i cili të shtunën luan ndeshjet e javës së parë. Mes 12 skuadrave të grupit A, janë konkurojnë edhe tre skuadrat e qarkut Shkodër, Veleçiku, Murlani, dhe Tërbuni. Të tre këto skuadra java e parë i ka vendosur të luajnë në transfertë, pukjanët në Gramsh, Murlani në Tiranë, ndërkohë që Veleçiku do të luajë në Shënkoll, i konsideruar si derbi verior. Në prag të kësaj ndeshje, skuadra koplikase e drejtuar nga trajneri Besnik Duli ka vijuar me përkushtim seancat stërvitore për një përfaqësim sa më të mirë në këtë sezon futbollistik. Megjithatë, trajneri i rikthyer në krye të koplikasve, shpreh shqetësim kontigjentin modest që ka gjetur në ekip, me të cilin nuk do ta ketë të lehtë për realizuar objektiva madhorë, siç është kualifikimi në kategotinë e parë.Kalendari i plotë i javës së parë të kategorisë së dytë për grupin A është ky:
Adriatiku – Sopoti, Gramshi – Tërbuni, Shënkolli – Veleçiku, Valbona – Besëlidhja, Albanët – Murlani, Iliria – Naftëtari. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00.