Kampionati kombëtar i moshave, zëvendëstrajneri i Vllaznisë U- 14 Gjon Kola vlerëson grupin e perspektivës

Vllaznia U14 e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola e ka filluar mbarë fazën e dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e 14-të vjeçarëve. Në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia U14 fitoi ndaj Labërisë me rezultatin 3 me 0. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, 0 me 0, ndërkohë që tre golat kuqeblu erdhën në pjesën e dytë, fillimisht me autorë Heldi Koplikun, për të vijuar më pas edhe dy rrjetat e tjera me autorë, Nikolas Gjoni dhe Arbes Lekaj. Pas ndeshjes, zëvendëstrajneri Gjon Kola, shprehet i kënaqur për fitoren dhe lojën e skuadrës së tij.
Sinkron-GJON KOLA(Zëvendëstrajner i Vllaznisë)
Më shumë sesa rezultati, zëvendëstrajneri Kola, vlerëson perspektiven e brezit të ri që kanë në dispozicion.
Sinkron-GJON KOLA(Zëvendëstrajner i Vllaznisë)
Pas javës së parë të fazës së dytë, kampionatin kombëtar U14 e kryeson Triumf i Tiranës me 29 pikë i ndjekur nga Vllaznia në vend të dytë me 27 pikë.