Kampionati Kombëtar i qitjes me pjatel, në vendin e parë u rendit Alban Demerxhiu i ekipit të Kastriotit

Për të 12-in vit radhazi, Federata Shqiptare e Qitjes ka zhvilluar Kampionatin Kombëtar të Qitjes me pjatel, një disiplinë kjo popullore e qitjes.
Këtë vit kjo veprimtari është zhvilluar në ambientet e Kompleksit Sportiv “Marenglen Laçi” në Pukë, për nder të qitësit pukjan, Dash Haxhia.
Në këtë kampionat morën pjesë 25 qitës, të cilët kanë përfaqësuar klubet e Vllaznisë, Tërbunit, Tomorit, Besëlidhjes, Kastritotit dhe Teutës.
Alban Demerxhiu vendi i parë, ekipi i Kastriotit
Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Qitjes, për organizimin model të kësaj veprimtarie ka pasur meritë klubi pritës i Tërbunit, ndërsa priten edhe veprimtari të tjera të mbahen së shpejti.