Kampionati Kombëtar i Volejbollit/ Trajnerja Deda: Luajtëm mirë, por arbitri na humbi ndeshjen
Problemet me arbitrimin, duket se nuk janë vetëm me futbollin, ku drejtuesit e Vllaznisë paTën ankesa për ndeshjen e transfertës më Laçin, por një shqetësim i tillë është shfaqur edhe në sportin e volejbollit të femrave. Bëhet fjalë për ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Volejboll femra, e luajtur të hënën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Referuar ecurisë së takimit, Vllaznia luajti shumë mirë në këtë ndeshje duke rivalizuar deri në pikët vendimtare të seteve, por pikërisht aty, Skënderbeu finalizon duke fituar me një diferencë prej tre pikësh. Humbje, kjo që sipas trajneres Nora Deda, erdhi si shkak i vendimeve të arbitrit të ndeshjes.Gjithësesi, edhe pse u mund në këtë ndeshje, trajnerja Deda, shprehet e kënaqur me lojën e skuadrës së saj, duke përfshirë edhe tre volejbollistet e huaja Katerina Olivia, Manuela Sierra dhe Sthefany Miguel.Dy ndeshjet e ardhshme, ato ndaj Barleti Volej dhe Pogradecit, janë vendimtare për ekipin e Vllaznisë, në lidhje me objektivin e përfshirjes në Play Off.