Kampioni botëror i shahut Garry Kasparov në Muzeun “Shtëpia me gjethe”
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti takoi kampionin botëror të shahut, shkrimtarin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut, Garry Kasparov.
Së bashku ata kanë vizituar një nga muzetë më të veçantë në vend, Muzeun Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, një dëshmi e përndjekjes dhe mbijetesës nën diktaturë.
Me këtë rast Garry Kasparov është njohur me projektet e Ministrisë së Kulturës për ngritjen e të tjera vendeve të kujtesës.
Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është një nga muzetë më të veçantë që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit.
Muzeu është konceptuar në 9 seksione, gjithsej 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë.
1 nga 6