Kampioni e mban fjalën/ Franko Burraj medalje në Ballkanikën e Turqisë, gati për botërorin e Skocisë
Përpara nisjes në Kampionatin Ballkanik të Turqisë, atleti i talentuar shkodran Franko Burraj, premtoi për medalje. Dhe, këtë e arriti duke konkuruar në garën e vrapimit 400 metra ku fitoi medalje bronzi. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe atketët e tjerë shkodranë Leandro Qardaku, Kolindo Kiri, Muhamet Çengeli, si dhe trajnerët kuqeblu Albert Marashi dhe Brunon Rrotani, ndërkohë që rezultatin më të mirë e arriti atletja e mirënjohur Luiza Gega.Për talentin e atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare nuk ka pushim, pasi me 1 mars do të jetë konkurues në botërorin e Skocisë.Sipas Burrajt, dhe trajnerit të tij Bruno Rrotani, seancat stërvitore të pragbotërorit do të jetë tërësisht teknike dhe taktike për ta përballuar me sukses këtë aktitivitet madhor.