operacioni policor 3
Një 68 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe në banesën e tij janë gjetur municion luftarak.Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Konglomerat”, ku gjatë një kontrolli në fshatin Gimaj, njësia administrative Shalë, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin Gjon Marashi 68 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Shkodër, pasi në momentin e ndërhyrjes nga policia, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë kanabisi që kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës së tij.Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar.Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies, 120 bimët narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së 68-vjeçarit, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.