Tentativa për të kultivuar bimë narkotike kanabis sativa, të fshehur në një parcelë me miser, I ka kushtuar shtrenjtë një shtetasi nga fshati Trush i Berdicës në Bashkinë e Shkodrës.
Sipas uniformave blu, aktiviteti I paligjshëm I 67 vjeçarit, është pikasur permes monitorimit ajror me dron. Madje, është regjistruar nga ajri edhe momenti I arrestimit të këtij shtetasi, pikërisht në momentin kur po kujdesej për bimët narkotike.
Personi I arrestuar tashmë, po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjesuan perms djegies nga policia e Shkodrës.
Gjithnjë në kuadër të operacionit “Territor I pastër” I cili vijon në qarkun e Shkodrës, gjatë kontrolleve ajrore me dron, në Njësinë Administrative Pult të Bashkisë Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 146 bimë narkotike. Në këtë rast, nuk janë identifikuar autorë ndërsa po punohet për gjetjen e tyre, njofton policia e shtetit.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.