Kanadaja dëbon kryediplomatin e Indisë, pretendon përfshirje më të gjerë diplomatike në krime

Kanadaja ka identifikuar dhe dëbuar një kryediplomat të Indisë në vend, si person me interes të lartë në vrasjen e aktivisti Sikh Hardeep Singh Nijjar. Po ashtu, pesë diplomatë të tjerë janë dëbuar nga vendi, në një mosmarrëveshje në përshkallëzim mbi vrasjen e qershorit 2023 dhe akuzat për krime të tjera.

Kryeministri Justin Trudeau tha se Kanadaja po dëbonte komisionerin e lartë indian dhe të tjerët – të gjithë personat me interes, pasi ministri i jashtëm i Kanadasë tha se policia kishte zbuluar prova të një fushate përkeqësuese kundër qytetarëve kanadezë nga agjentë të qeverisë indiane.

Ne kurrë nuk do të tolerojmë përfshirjen e një qeverie të huaj që kërcënon dhe vret qytetarët kanadezë në tokën kanadeze,” tha Trudeau. Ai pretendoi se diplomatët po mblidhnin informacione për kanadezët dhe ia kalonin atë krimit të organizuar për të sulmuar kanadezët dhe tha se “India ka bërë një gabim monumental”. Por India nga ana e saj i ka hedhur poshtë akuzat, duke i konsideruar  si absurde.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Indisë tha se do të dëbonte komisionerin e lartë në detyrë të Kanadasë dhe pesë diplomatë të tjerë, duke shtuar se atyre iu la afat për t’u larguar deri të shtunën e 19 tetorit.

Trudeau tha vitin e kaluar se kishte pretendime të besueshme se qeveria e Indisë kishte lidhje me vrasjen në Kanada të aktivistit Sikh Hardeep Singh Nijjar .

Nijjar, 45 vjeç, u qëllua për vdekje në kamionçinë e tij pasi u largua nga tempulli Sikh që ai drejtonte në Surrey, British Columbia. Një qytetar i Kanadasë me origjinë indiane, ai zotëronte një biznes hidraulik dhe ishte lider në atë që mbetet nga një lëvizje dikur e fortë për të krijuar një atdhe të pavarur Sikh.

Katër shtetas indianë që jetonin në Kanada u akuzuan për vrasjen e Niijar.

India e caktoi Nijjar si terrorist në vitin 2020 dhe në kohën e vdekjes së tij kishte kërkuar arrestimin e tij për përfshirje të dyshuar në një sulm ndaj një prifti hindu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.