Kanalet kulluese jashtë funksionit/Asnjë ndërhyrje për pastrimin e tyre në fshatin Obot

oboti
Në një kohë kur Bashkia Shkodër në bashkëpunim me bordin e kullimit ka ndërhyrë në disa fshatra për pastrmin e kanaleve të ekspozuara ndaj përmbytjeve, realitet krejt tjetër paraqitet në fshatin Obot në njësinë administrative Ana e Malit ku vërehet që kanalet janë të mbuluara nga bimësia. Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në njësinë Ana e Malit janë të papunuara për shkak se një pjesë e kanaleve kulluese janë bllokuar nga mbetjet dhe bimësia duke e nxjerrë sistemin jashtë funksionit. Këto kanale përfshirë dhe ato kulluese shfaqin një mori problematikash duke u kthyer në problem për fermerët e këtyre fshatrave.