Kanalet kulluese jashtë funksionit / Banorët e fshatit Trush: Përmbytemi në dimër, 10 vite që nuk janë pastruar
Në një kohë kur Bashkia Shkodër po punon aktualisht për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta në njësitë administrative të ekspozuara ndaj përmbytjeve, realitet krejt tjetër paraqitet në fshatin Trush në njësinë administrative të Bërdicës. Ky fenomen sipas banorëve ka të paktën 10 vite dhe shkak është bërë mospastrimi i bimësisë .
Së fundmi kanalet kulluese janë kthyer edhe në vend për depozitimin e mbetjeve të lëngshme të baxhove dhe shkarkimit të inerteve. Fermerët vijojnë me mbjelljen e tokave bujqësore, ndonëse ekziston frika e përmbytjeve gjatë dimrit, për shkak të kanaleve të bllokuara edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave, për të cilat në verë janë dhe shkak për burim infeksionesh.