Kanceri i gjirit prek edhe meshkujt/ Xhika: Shqetësim forma agresive tek të rinjtë
Kanceri i gjirit nuk prek vetëm gratë por edhe burrat. Shifrat tregojnë se 1 në 100 meshkuj mund të preket nga ky kancer. Ndërkohë që për vendin tonë ende nuk ka statistika. Në Shkodër ashtu si në të gjithë vendin thotë onkologia mbetet shqetësuese forma agresive tek moshat e reja, që vitet e fundit ka tendencë rritje! Por ndryshe nga kancerat e llojeve të tjera, terapitë në kancerin e gjirit kanë jetgjatësi në rast se ai kapet në fazat e para thotë doktoresha. E vetmja mënyrë parandaluese mbetet kryerja e ekos së gjirit deri në moshën 40 vjeç, si dhe depistimi përmes mamografisë pas kësaj moshe.