Kanë përfituar 2 mijë familje/ Efiçenca e energjisë, Balluku: Do të rihapen sërish aplikimet për subvencionimin e paneleve diellore

Balluku 1

Balluku 1

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka publikuar sot shifrat e familjarëve që kanë përfituar në programin mbështetës për efiçencën e energjisë elektrike që kanë instaluar në tarracat e tyre panelet diellore për përdorim të përditshëm

Sipas Zv/Kryeministres Balluku, nga 4 mijë aplikime janë kualifikuar 2 mijë të tilla,  të cilat nga nëntori 2022 deri në korrik 2023 janë montuar 1987  njësi .

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ndërtesa e parë që është përfshirë në programin e efiçencës së energjisë. Është bërë një punë  e mirë për izolimin e saj dhe për vendosjen e paneleve diellore të cilat shërbejnë për prodhim e energjisë e cila përdoret nga ministria”, u shpreh Balluku.

Duke marr këtë referencë, Balluku u shpreh se, “në shembullin e ministrisë ky program ka vazhduar me shkolla, spitale dhe konvikte. Ky program konsiderohet mjaft i suksesshëm por efiçensa e energjisë nuk duhet përdorur vetëm nga shteti por është një çelës suksese dhe duhet të përdoret nga të gjithë”.

Ashtu siç të gjithë së bashku kursyem energji dhe menaxhuam mese miri energjinë në nisjen e agresionit Rusi në Ukrainë, Balluku ka bërë thirrje që jo vetëm të kursehet energji por dhe të prodhojmë në mënyrë efiçente.

“Nuk na duhet thjesht të kursejmë por dhe të prodhojmë në mënyrë të zgjuar.  Ministria që prej  vitit 2022 ka vendosur të nis një program mbështetës për të gjithë atyre abonentëve , të gjithë qytetarëve që dëshironin që të kishin në tarracat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit ”theksoi Zv/Kryeministrja.

Efiçenca e energjisë është shumë ë rëndësishme , efiçenca e energjisë mund të kthehet në çelës suksesi për Shqipërinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.