Kanosi një grua me sms në cellular / Policia e Shkodrës procedon 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

SHKODRA

SHKODRA

Tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë nga  policia e Shkodrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës bëhet e ditur se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 51- vjeçar, pasi mbrëmjen e së premtes, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në fshatin Dragoç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përplasur me një karrocë, që ishte ndaluar në anë të rrugës. Për pasojë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta.  Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas , banues në fshatin Alimetaj të Anës së Malit, pasi ka kanosur një grua, duke i dërguar mesazhe në celular. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 37 vjecare, banuese në fshatin Trush, pasi ka kryer punime pa lejen përkatëse, në banesën e babait të saj.Materialet procedurale njofton policia i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.