Kantieri i rrugës Shirokë – Zogaj, Beci inspekton nisjen e punimeve: Zogaj pol i rëndësishëm turistik

Prej disa ditësh, një nga investimet më të diskutuarra dhe të shumëpritur për Shkodrën ka nisur të vihet në zbatim.

 Rruga Shirokë – Zogaj, me një gjatësi prej 6,5 km deri në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ka nisur zbatimin.

Në kantierin ku kanë nisur punimet në kufi mes dy vendeve ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili u shpreh se është i kënaqur për nisjen e këtij investimi që e kthen Zogaj në një pol të rëndësishëm turistik dhe ekonomik për Shkodrën.

Nga ana tjetër ai u shpreh se me bypasin që është menduar nga projektuesit për të mos hyrë në qendër të fshatit, kjo zgjidhje shmang prishjet, por I jep Zogajve një mundësi për ta kthyer në një fshat të mirëfilltë turistik.

Rruga Shirokë – Zogaj, ka një gjatësi prej 6,5 km. Rruga do të jetë e gjërë rreth 10 metër, me dy korsi, me korsi të dedikuar për biçikletat, me ndriçim dhe të gjitha elementët që e bëjnë këtë segment, jo vetëm një rrugë panoramike buzë liqenit,  por edhe një artierie e rëndësishme që lidh dy vendet Shqipërinë dhe Malin e Zi,  duke shkurtuar rrugën nga Shkodra në Krajë në vetëm 11 km.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.