Kaos në Kamerun, Eto’o i shpall “luftë” qeverisë
Nuk ka paqe për Federatën e Futbollit të Kamerunit. Mosmarrëveshja mes presidentit Samuel Eto’o dhe qeverisë së Kamerunit shtoi një kapitull të ri pak orë më parë, kur pati një sherr të dhunshëm mes vetë ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës dhe Marc Brys, trajnerit belg të emëruar nga Ministri i Sportit disa javë më parë.
Federata vendosi të shkarkojë përfundimisht Brys dje: “lufta”, të paktën për momentin, u fitua nga Eto’o, i cili emëroi Martin Ndtoungou Mpile për të udhëhequr “Luanët”. Mes këtij kaosi, Kameruni duhet të luajë dy ndeshje në ditët e ardhshme, kundër Kepit të Gjelbër(8 qershor) dhe Angolës (11 qershor), të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.