Categories: LajmePolitikë

Kaos në Kuvend, Paloka: Rama do ketë fundin e Enver Hoxhës, nuk ndalemi

Mes kaosit, tensioneve e zhurmueseve, ka nisur seanca plenare. Deputetët demokratë vijojnë aksionin e tyre opozitar për moslejimin normal të seancës plenare dhe bllokimit të punimit të Parlamentit. Teksa në rendin e ditës së Kuvendit do të diskutohet e votohet pr.ligji për lojërat e fatit, deputetët demokratët të pozicionuar para foltores, iu kanë hedhur para false deputetëve të mazhorancës.

Demokrati Edi Paloka, teksa ka marrë fjalën për procedurë, e ka krahasuar Kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ndodh në seancën e sotme, me Enver Hoxhën. Sipas Palokës, Rama do të ketë të njëjtin fund me Hoxhën, teksa ka paralajmëruar se aksioni opozitar për moslejimin normal të punimeve të Kuvendit do të vijojë.

Fjalët i kisha për atë që nuk ka ardhur sot, doja t’iu kujtoja diçka më 20 shkurt të ’91 isha në grevë urie. Nga një TV që kishim aty ndiqnim ç’bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët dhe sollën copat që kishin tërhequr zvarrë të diktatorit dhe kokën e tij. Ne dolëm nga greva dhe doja të bëja foto me ato copa. Njerëzit kishin përmjerrë mbi të dhe qelbte erë. Ky që mendon sot që është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar Berishën dhe të cilëve u jep urdhër Balla, ta ketë të qartë se kur t’i vijë dita dhe ai era shurrë do vijë. Ju që i shkoni pas mendoni fundin e tij dhe tuajin. Por para se ti vijë fundi atij t’iu ketë marrë para ju.

Ky nuk është Parlament dhe ju e dini. Pamja e këtij parlamenti flet boll.

Nëse ju gënjen mendja se kështu do ecni në rrugën tuaj me ca që keni marrë këtu, e keni gabim.

Diktatorët një fund kanë, lërini ta mbulojë shurra shefin tuaj, mos i shkoni pas. Nuk ka parlament këtu derisa t’i jepen të drejtat kushtetuese opozitës. Hajdeni kur t’iu japin urdhër, por Parlament normal harrojeni se keni”, tha ai, teksa dogji më pas rregulloren e Parlamentit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

11 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

11 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

11 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

11 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

11 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

11 hours ago

This website uses cookies.