Kaos në Kuvend, PS miraton ligjin për bastet online mes zhurmuesve të opozitës

Mazhoranca ka miratuar e vetme projektligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, ndërsa opozita ka vijuar dhe sot të bllokojë foltoren dhe të vendosë zhurmues në sallë.

Ligji për bastet nga interneti (online) kërkonte shumicë të thjeshtë votash dhe u miratua me 72 vota pro, 2 abstenim dhe asnjë kundër. Më 19 korrik 2023 qeveria shqiptare i dha “OK” rikthimit të basteve sportive online. Sipas ligjit të ri nuk do të jepen më shumë se 10 licenca në rang vendi dhe kompanitë duhet të deklarojnë një kapital jo më pak se 40 milionë lekë për të marrë të drejtën e zhvillimit të basteve sportive online.

Opozita nuk mori pjesë në votime, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha u largua sapo interpelanca me kryeministrin Edi Rama nuk u bë dhe kryetarja e Kuvendit nisi votimet e projektligjeve, ku edhe këtë herë për shkak të bllokimit nga opozita kaluan pa diskutime. Ndërsa përgjigjet për interpelancën i ishin deleguar ministres Elisa Spiropali, deputeti Arbi Agalliu ka deklaruar se kryeministri “nuk mund të fshihet më”.

Gjithashtu është votuar me 74 vota pro projektligji “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, e ndryshuar. Kuvendi vendosi përfshirjen e datës 22 nëntor ne kalendarin e festave zyrtare, të njohur si Dita e Alfabetit. Kjo ditë e cila u njësua në Kongresin e Manastirit, thotë relacioni i kuvendit, e njohur tashmë si festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e propozuar si e tillë me këtë projektligj edhe në Shqipëri, synohet të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.