Kaos në Paris, Enrique mendon dorëheqjenNë Paris nuk ka vetëm çështje ‘’Mbappe…
Kaos në Paris, Enrique mendon dorëheqjen
Në Paris nuk ka vetëm çështje ‘’Mbappe’’, por ka edhe një “Luis Enrique”. Sipas ‘’Marca’’-s trajneri spanjoll, i cili mori detyrën vetëm 30 ditë më parë, po mendon për largimin nga pankina e ekipit kampion të Francës. Mësohet se ai është i bezdisur nga fakti se një tjetër figurë e madhe në klub e ka të ardhmen në dyshim.
Sipas “Le Parisien” për tu larguar nga PSG po mendon edhe drejtori sportiv Luis Campos. Pikërisht këto lajme që kanë hedhur dritë mbi të ardhmen e drejtuesit në Paris kanë bërë që të reflektojë edhe Enrique.
Në këtë çështje gjithçka nis me Mbappe-n. Fakti që Campos nuk ka patur dorë të lirë që të veprojë me zgjidhjen e asaj tratative ka bërë që raporti me presidentin e klubit Al-Khelaifi të kriset një herë e mirë. “Le Parisien” bën me dije se Campos do të vepronte ndryshe me Mbappe duke e shitur atë kohë më parë.