Kaos, tymuese dhe përplasje fizike, Berisha: Mosbindje civile dhe grevë e përkohshme

fa1a0f7cfe7b4e23a77f8fb4112005e0

fa1a0f7cfe7b4e23a77f8fb4112005e0

Përplasjet fizike dhe hedhjet e tymueseve, ish-kryeministri Berisha i ka konsideruar si një formë e mosbindjes civile.

Sipas Berishës, qëndrimi i opozitës është grevë e përkohshme pasi sicc tha Berisha, grupimit të tij politik i është mohuar e drejta kushtetuese nga qeveria e kryeministrit Rama.  

Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme.

Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese.

Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite.

Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare”, tha Berisha për mediat pas mbylljes së seancës plenare.  

Berisha theksoi se kërkesat e opozitës janë hedhur poshtë pasi në qendër të hetimeve të komisioneve parlamentare është vetë kryeministri Rama.  

“Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit.

Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.

Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama.

Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit.

Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre.

Edi Rama nuk mund të lejojë të hetojë konfliktin e interesit, sepse ai ka sarajet e Surrelit në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP”, tha Berisha.

Ndërkaq, më herët Kuvendi i Shqipërisë u përfshi sot nga përplasje fizike midis deputetëve të opozitës dhe gardës, ndërsa seanca është shoqëruar me incidente ku përfaqësuesit e grupimit politik të ish-kryeministrit Berisha kanë kthyer karriget përmbys ndërsa kanë hedhur edhe tymuese.

Një prej tyre, Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, i bashkuar me grupimin politik të Sali Berishës, hodhi tymuese në drejtim të gardës dhe karrige në drejtim të kabinetit qeveritar.

Ndërkaq, nga ana tjetër deputetët e mazhorancës kanë miratuar një sërë projektligjesh në caktuara në rendin e ditës, mes tymuesve dhe zhurmës së krijuar nga opozita.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.