Kaosi e tymueset- Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet miraton ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit
Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet miraton ndryshimet e propozuara që ashpërsojnë masat ndaj deputetëve që prishin seancat plenare.
Këto ndryshime do të votohen në seancën plenare të së enjtes.
Ndryshimet vijnë pas situatave të fundit në seancat plenare, ku deputetë të grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë hedhur tymuese dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normat të seancave në Parlament.
Në këto kushte, dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Toni Gogu depozituan më 10 dhjetor kërkesën për masa shtrënguese ndaj personave që prishin punimet plenare.
Socialistët iu referuan në propozimet e tyre dokumenteve të ngjashme në parlamentet e Italisë dhe Gjermanisë duke synuar masa më të ashpra për ndëshkim, edhe financiar.
Rregullorja e parlamentit është miratuar me konsensus gati 20 vjet më parë në Dhjetor të vitit 2004 dhe që prej asaj kohe është ndryshuar plot 11 herë.