Categories: LajmePolitikë

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Koçi: Përpjekje për grusht shteti kundër SPAK

Deputeti socialist, Petro Koçi e komenton si përpjekje për “grusht shteti kundër SPAK”, kaosin e krijuar të hënën nga Rithemelimi në Kuvend.

Sipas tij, grabitja e Klubit Partizani, fallsifikimi i dokumentave, përdorimi i pushtetit kryeministror për të legalizuar manovrat e përvetësimit të trojeve publike në favor të familjarëve, “janë përgjegjësi penale, të cilave nuk mund tu shpëtosh me 14 shtatorë të rinj.”

“Lëvizja haxhiqamiliste “Dum Babën” ka infektuar rëndë shumë parlamentarë të opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti kundër SPAK-ut, duke tentuar të zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi, ata në fakt nuk po sulmojnë maxhorancën por vetë shtetin, vetë Republikën.”, shkruan Koçi.

Sipas tij, sakrifica solidare e ca deputetëve për të zgjidhur me mjete dhune hallet personale të një kampioni të korrupsionit qeverisës, kompromenton rëndë betimin e tyre kushtetues.

“Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtesisë së vjetër, e cila varej nga qikllopët e politikës së korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje. Kjo drejtësi e re mund të themi se po hedh themelet e një Republike të Re. Koha e pandeshkueshmërisë prepotente ka marrë fund. Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e të korruptuarve nuk mund ta rrëzojnë këtë Republike të Re.”, shkruan Koçi.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të…

44 minutes ago

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Përbërësit 25 g sheqerpluhur 100 g niseshte misri (e ndarë në: 25 g + 75…

47 minutes ago

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…

1 hour ago

Bangkok – Numri i të vdekurve nga tërmeti arrin në 17, dhjetëra të zhdukur

Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…

1 hour ago

Rama ndan videon me personazhet e animuara të politikës: Për bufin dhe shokët e tij

 Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…

1 hour ago

Deklarata shokuese e Brigitte Bardot pas vdekjes së Alen Delon

Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…

2 hours ago