Kaosi me sistemet e IT, priten më shumë anulime të fluturimeve. Ekspertët: Rikuperimi do marrë kohë

Vonesat dhe anulimet e fluturimeve me linjat ajrore pritet të vazhdojnë në fundjavë pas ndërprerjes globale të sistemeve të IT, teksa ekspertët paralajmëruan se mund të duhen javë që sistemet të rikuperohen plotësisht.

Përditësimi jo i duhur i sistemit të firmës së sigurisë kibernetike CrowdStrike krijoi kaos në mbarë botën duke shkaktuar anulime në linjat ajrore, ato hekurudhore dhe duke dëmtuar disa sisteme të kujdesit shëndetësor.

Përditësimi i sistemit preku kompjuterët e Microsoft Windows duke shkaktuar një sërë problemesh, të cilat sipas shefit ekzekutiv të kompanisë do të duhen “disa kohë” që sistemet të rikuperohen plotësisht.

George Kurtz kërkoi falje për kaosin e shkaktuar duke thënë se i “vjen shumë keq”, ndërsa bëri të qartë se “nuk kishte asnjë incident sigurie apo sulm kibernetik”.

Në një deklaratë për mediat, CrimeStrike tha se një “konfigurim i sensorit” kishte “shkaktuar një gabim”, për të cilin kompania tha se ishte korrigjuar.

Aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – përfshirë Londrën,  aeroportin Heathrow, aeroportin e Mançesterit dhe aeroportin Ndërkombëtar të Belfastit – theksuan se pasagjerët duhet të kontrollojnë linjat ajrore për çdo vonesë ose anulim përpara se të udhëtojnë gjatë fundjavës.

Kompania e sistemit të të dhënave të aviacionit Cirium tha se 5,078 fluturime – ose 4.6% e atyre të planifikuara – u anuluan globalisht ditën e premte, duke përfshirë 167 nisjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Eksperti i industrisë Adam Leon Smith i BCS, Instituti i Chartered për IT, paralajmëroi se mund të duhen edhe “javë” që të gjithë kompjuterët dhe sistemet të restaurohen plotësisht.

Profesor Ciaran Martin, shefi ekzekutiv themelues i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC), tha gjithashtu se ishte e vështirë të vlerësohej se sa kohë do të duhej për t’u rikuperuar nga ndërprerja në sistem.

Disa industri mund të rikuperohen shpejt. Por të tjerat, si aviacioni do të kenë probleme të që do të marrin kohë. Thënë kështu, do të habitesha nëse do të përballeshim me probleme serioze edhe javën e ardhshme”, tha Martin.

Ekspertët paralajmëruan përdoruesit të “qëndrojnë vigjilentë” kundër mashtrimeve të mundshme ndërsa sistemet rikuperohen.

Në faqen e saj të internetit, kompania u bëri thirrje organizatave të marrin masa dhe këshilloi individët që të jenë vigjilentë ndaj emaileve ose mesazheve të dyshimta.

Është vërejtur një rritje e phishing-un për këtë ndërprerje, pasi aktorët keqdashës oportunistë kërkojnë të përfitojnë nga situata,” tha NCSC.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.