Categories: LajmePolitikë

Kaosi në Kuvend- Bardhi: Do shkojmë deri në grevë urie! Noka sulmon mazhorancën: S’do gjeni paqe kudo të jeni

Deputetët e përjashtuar Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka kanë akuzuar qeverinë se po tentojnë të shtypin opozitën, por se ato nuk do ta ndalin aksionin opozitar deri në përshkallëzim të tij.

Të vendosur para Kuvendit pasi nuk u lejuan nga Garda të hyjnë brenda, ata thanë se këtë aksion po e bëjnë që t’i rikthehet normaliteti Kuvendit dhe zëri i opozitës të dëgjohet.

Duke thënë se deputetët janë përjashtuar me urdhër politik, Gazmend Bardhi i kërkoi kryetares së Kuvendit që të heq dorë nga masat ndëshkimore, ndërsa tha se si akt i përshkallëzimi opozita mund të shkojë deri në grevë urie.

“Të heqin dorë nga arroganca që tentojnë të shtypin opozitën dhe jam përjashtuar nga Kuvendi pse i kërkova llogari kryetares së kuvendit pse jemi përjashtuar, vetëm për këtë. Grupi i PD vijoi aksionin për t’i shpjeguar shqiptarëve që ky nuk është kuvend normal, sa kohë opozitës i mohohen të drejtat nuk mund të ketë një falsitet në Kuvend sa kohë shkelet rregullorja dhe Kushtetuta. Apeloj kryetaren e Kuvendit të rishohë pozicionin e saj së pari sa i përket kërkesave të opozitës dhe të heqë dorën nga masat që tentojnë të shtypin opozitën, përmes përjashtimit të deputetëve. Kemi diskutuar për të gjithë opsionet e mundshme të aksionit, ku secili ka shprehu gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin apo grevën e urisë. Ne duam që parlamenti të jetë funksione dhe të veprojë sipas rregullore dhe po e bëjmë këtë betejë t’i rikthejmë normalitetin”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Deputeti Flamur Noka ka qenë më agresiv në deklaratën e tij kundrejt Kryetares së Kuvendit dhe mazhorancës.

“A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më. Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe ti përbuzin”, tha Noka.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çmimi i zbritur, përfitojnë 60 mijë familje – Zhuka: Gjatë 2025- ës janë parashikuar investime në linjat e dëmtuara

60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin…

7 minutes ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Banorët kërkojnë asfaltimin e një aksi rreth 1.5 km të gjatë

Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…

11 minutes ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Banorët kërkojnë asfaltimin e një aksi rreth 1.5 km të gjatë

Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…

25 minutes ago

Hamilton shkon në Maranelo: Disa ditë nuk harrohen kurrë!

Aventura e Ljuis Hamilton ka nisur sot në Maranelo. Piloti britanik ka preferuar që të…

39 minutes ago

Çfarë ndodh në trupin tonë kur qëndrojmë shumë kohë ulur?

Është një nga veprimet më të natyrshme që bëjmë çdo ditë të ulemi dhe të…

58 minutes ago

Fshati anglez që ka lidhje me pesë presidentë amerikanë

"John Adams? Fat të mirë!" Kjo është lmënyra e të folurit nga Mbreti George në…

1 hour ago

This website uses cookies.