Categories: LajmePolitikë

Kaosi në Kuvend- Bardhi letër Nikollës dhe ambasadave të vendosura në Tiranë: PS po tenton të shuajë zërin e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe dhe ambasadave të huaja në Tiranë, lidhur me kaosin e shkaktuar këtë të hënë gjatë seancës plenare.

Duke e krahasuar sjelljen e mazhorancës me ato të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong, Bardhi  shprehet se sipas tij, mazhoranca po tenton të shuajë zërin e opozitës në Kuvend.

Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese për kontroll parlamentar të Qeverisë, mosshqyrtimit të projektligjeve të deputetëve të opozitës, mohimit të të drejtës për të marrë përgjigje nga organet ekzekutive për çështje në interes të qytetarëve, apo mohimit të të drejtës për të caktuar ajo përfaqësuesit e vet në komisionet e posaçme parlamentare, praktikisht mazhoranca juaj po tenton të krijojë një Parlament njëpartiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare”, shkruan Bardhi.

Bardhi ka sjellë në vëmendjen e Kryeparlamentares Nikolla se pengimi i deputetëve të opozitës që të futen në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit, apo prezenca brenda sallës së seancës plenare të rreth 60 punonjësve të Gardës së Republikës, sipas tij është në shkelje të Rregullore së Kuvendit dhe e ka shndërruar Parlamentin në sallë të Gardës së Republikës, duke intimiduar deputetët e opozitës me forca sigurie.

Në fund të letrës së tij, Bardhi shkruan se “intimidimi me forca sigurie i deputetëve të opozitës, është një veprim që edhe Koreja e Veriut dhe vetë Kim Jong-un do ta kishte zili. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përafrohet me standartet e vendeve të BE-së dhe jo me standartet e diktatorit të Koresë së Veriut! Në çdo rast më lejoni që në emër të deputetëve të opozitës t’ju siguroj ju dhe udhëheqësin tuaj shpirtëror Edi Rama, që do të mbeteni përjetësisht dhe në tentativë vetëm një kopje e shëmtuar dhe në miniaturë e Kim Jong-ut.”

Ka nisur mes tensionesh seanca plenare e ditës së sotme.. Rithemelimi, ashtu sikurse kishte paralajmëruar nuk lejoi zhvillimin normal të seancës, duke ndezur flakadanë dhe duke vendosur karriget para foltores së Parlamentit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

38 minutes ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

41 minutes ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

1 hour ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

1 hour ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

1 hour ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

1 hour ago

This website uses cookies.