Kaosi në Kuvend, Berisha: Opozita sot është më në këmbë se kurrë

Berisha

Berisha

Ish- kryeministri, Sali Berisha, nga shtëpia ku ndodhet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka vijuar edhe të hënën në mbrëmje komunikimin nga dritarja e banesës me simpatizantët e tij.

Sipas tij, dita e sotme ishte një ditë beteje në Kuvend dhe se opozita sot është më në këmbë se kurrë.

“Sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës. Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë. Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore.”, u shpreh ai.

Berisha deklaroi se Shqipëria sot është e gjunjëzuar, por ajo nuk është e rrëzuar përdhe dhe kjo vetëm sepse mbështetësit e tij janë aty çdo natë, të pamposhtur dhe në këmbë.

“Jeni këtu për t’i dëshmuar Shqipërisë se ajo nuk do të rrëzohet përdhe kurrë! Jeni këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen sepse Shqipëria që ju përfaqësoni, është Shqipëria që do fitojë, është Shqipëria që do ngrihet!”, tha Berisha.

Ai ka bërë edhe një vështrin në retrospektiv të udhëtimit të PD-së kur në Shqipëri liberalizoheshin vizat, integrohej në NATO, priste me dinjitet presidentin e SHBA, merrte rekomandimin për statusin e vendit kandidat dhe se nga Tirana, shpallej pavarësia e Kosovës.

Sipas tij, Shqipëria bëhej çdo ditë një vend më i pëlqyer, më i dashur për shqiptarët, më i respektuar në rajon, në Europë dhe në botë.

“Shqipëria bëhej vendi në të cilin popullata rritej nga viti në vit. Dhe po kështu dashuria, shpresa dhe besimi i shqiptarëve rritej nga viti në vit.
Por përsëri, me qëndresën tuaj, me guximin tuaj, kam bindjen absolute se Shqipëria falë jush, falë të rinjve të këtij vendi, falë luftëtarëve, falë misionarëve që mblidhen çdo natë në këtë rrugë, rrezatojnë shpresë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, përsëri ajo do jetë në këmbë. Përsëri ajo do jetë Shqipëria e fitoreve. Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar.”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.