Kaosi në Kuvend/ Braçe: Na kërkojnë të njohim Berishën për kryetar të PD-së
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar fillimin e seancës plenare, duke bllokuar foltoren dhe duke zënë ulëset e ministrave.
Në një reagim për mediat jashtë Kuvendit, deputeti socialist, Erion Braçe iu referua konfliktit të brendshëm të PD, si shkak për revolt6ën e deputetëve opozitarë. Sipas Braçes, deputetët demokratë kërkojnë njohjen e Sali Berishës si kryetar të PD-së.
“Na kërkojnë ne që të njohim Sali Berishën për kryetar PD-je. Nuk është kompetenca jonë. Një deputet i opozitës më shkruante dje me mesazh që ju nuk na njihni ne kryetarin. Nëse doni drejtësi politike, kemi një drejtësi që këta po e duartrokasin, dje e kishin kryetarin e SPAK në parlament dhe e mbështetën. Tani, sa kohë kemi një prokurori, nuk na duhet një prokurori politike. Kjo këtu është prokurori politik, sa kohë koncesionin e sterilizimit po e heton SPAK, apo koncesionet e tjera, ç’na duhet se po i heton Berisha? Në fund të fund thjesht do dali me dy raporte, por kujt i intereson”, u shpreh Braçe.