Kaosi në Kuvend, Çuçi: Tetarët politik, do kërkojmë përjashtimin e kujtdo që prish seancat plenare
Pas kaosit në Kuvend këtë të hënë (5 shkurt), ku opozita sërish nuk lejoi vijimin normal të seancës plenare, kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi reagoi duke e quajtur atë një “teatër të shëmtuar politik”.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi u shpreh se maxhoranca do të vijojë me punën e saj, teksa paralajmëroi se do të kërkojnë përjashtimin e çdo deputeti që tenton të bllokojë punimet e seancave plenare.
“Ashtu si të gjithë shqiptarët, mendoj se ky tetarët duhet ët marrë fund. Sot pamë një tjetër shfaqje të shëmtuar të deputetëve të opozitës. Askush nuk i ndalon deputetët e papërjashtuar për të hyrë në sallë. Por ajo që bënë sot ata për t’i futur deputetët e përjashtuar me zor në sallë është shumë e shëmtuar. Nuk do na ndalë asgjë, ne jemi mandatuar që të bëjmë një jetë parlamentare shqiptare, ata nëse do vazhdojnë kështu sigurisht edhe ne brenda të gjitha rregullave që përcakton rregullorja do vazhdojmë me kërkesën për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare. Ky tetarë që merr kolegët e përjashtuar vendosi përpara për t’i futur mezor është teatër kukullash”, u shpreh Çuçi.