Kaosi në Kuvend, Gonzato: Djegia e karrigeve, jo mënyra e duhur për të denoncuar mungesën e demokracisë

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.

Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi I tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe  konsolidimin e Reformës në Drejtësi”, deklaroi ambasadori.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e opozitës ambasadori u shpreh se ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe padyshim që nuk është djegia e karrigeve.

Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë.”, u shpreh ambasadori.

Ambasadori i BE i bëri deklaratat nga Elbasani ku së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale” i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevoje dhe i ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.