Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.
Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.
“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.
Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi I tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.
Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi”, deklaroi ambasadori.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e opozitës ambasadori u shpreh se ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe padyshim që nuk është djegia e karrigeve.
“Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë.”, u shpreh ambasadori.
Ambasadori i BE i bëri deklaratat nga Elbasani ku së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale” i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevoje dhe i ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale.
Gazetarja Flora Xhemani Baba, ish studente e universitetit të Shkodrës u rikthye në auditore, këtë…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot Myftinë e Shkodrës, ku është takuar…
Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës…
Edison Uruqi, i zhdukur prej kater ditësh, është gjendur nga familjarët e tij i mbytur…
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, administratori i OSHEE-së Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH-së Blendian Dalipi zhvilluan…
Bashkia Shkodër ka nisur rehabilitimin e kanalit kullues në njësinë administrative Bërdicë. Një investim i…
This website uses cookies.