Kaosi në seancën e fundit në Kuvend, 10 ditë përjashtim për 18 deputetë të opozitës, 20 ditë Salianji
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me disa ditë nga Parlamenti 19 deputetë të opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kaosit në seancën e 25 janarit.
Deputeti Ervin Salianji është përjashtuar me nga 20 ditë, ndërsa janë përjashtuar me nga 10 ditë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.
Kërkesa për përjashtimin e tyre u bë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Deputetët eopozitës bllokuan foltoren në seancën ekaluar në Parlament, duke mos lejuar zhvillimin normal të saj, një skenar ky i përsëritur prej javësh tashmë.
Por pavarësisht kundërshtive të tyre, maxhoranca miratoi projektligjet vetëm me vota e saj, në një seancë që zgjati 12 minuta.