Kaosi në seancën plenare, PS kërkon masë për 5 deputetë të opozitës

Partia Socialiste i kërkoi sot Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën masa displinore për 5 deputetë të grupit parlamentar të Partisë.
Kjo kërkesë vjen pas bllokimit të foltores dhe kaosit të shkaktuar në seancën e shkuar.
Mazhoranca kërkon ndëshkim për Flamur Nokën, i cili u përjashtua nga seanca nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi përdori gjuhë fyese.
Gjithashtu masë kërkohet edhe për Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme, ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.