Aktualitet

Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar mbi 200 kilogramë kokainë ndërsa ka vendosur në pranga 3 shqiptarë. Fillimisht policia ka gjetur 142 kilogramë kokainë në zonën e Vimercates ndërsa 60 kilogramë të tjera i ka sekuestruar në Milano.

Në Vimercate droga është gjetur e fshehur brenda disa makinave të parkuara në garazhet e një pallati.

Kapja e drogës prej 200 kilogramësh erdhi si rezultat i operacionit të kryer nga karabinierët të cilët vendosën në pranga dy persona, të dy shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira garazhet në të cilat u sekuestrua lënda narkotike.

Operacioni i policisë u finalizua të premten e 27 shtatorit por është bërë publik vetëm orët e fundit. Karabinerëve u është dashur ndërhyrja e një automjeti të zjarrfikësve për të hapur me forcë grilat e  garazhit.

Pasi kanë hapur garazhin, policia ka gjetur edhe drogën brenda automjeteve, e cila ishte e paketuar dhe e bërë gati për t’u shitur, raportojnë mediat italiane.

Sipas policisë italiane, kjo është një sasi rekord e kapur në këtë zonë. Ndërkohë, në Milano policia arrestoi një tjetër shqiptar të cilit i kanë gjetur 60 kilogramë kokainë. Këtij të fundit dy bashkatdhetarët e tij në Vimercate i kishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramë kokainë, duke e çuar mbi 200 kilogramë drogë të kapur në total.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

2 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

3 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

3 hours ago

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…

4 hours ago

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: Dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…

4 hours ago

Humbja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Trajnerët e futbollit Duli, Doçi dhe Mani, kritika kuqebluve

Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…

4 hours ago

This website uses cookies.